Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Durrës.

Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesët anësore të rrugës, pranë fshatit Marikaj. 

Për fat të mirë nga përplasja nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme material që duken qartë nga fotot e marra nga vendngjarja. 

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në trafik dhe është dashur ndërhyrja e policisë rrugore për të rikthyer normalitetin në qarkullimin e mjeteve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.