Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





