Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë – Durrës.

Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Aksidenti ka ndodhur pranë QTU-së. Mësohet se nuk ka viktima, por vetëm të lënduar dhe dëme të shumta materiale.