Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një makinë është përplasur me një motor.

“Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. M., ka goditur një motomjet me drejtues shtetasin A. M, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.