Tiranë, 28 qershor 2014 – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14.30 në kilometrin e tetë të autostradës Tiranë-Durrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy prej të cilave janë përmbysur në rrugë. Dy prej automjeteve janë me targa AA848IA dhe TR5368II. 

Momentalisht nuk ka të dhëna rreth personave që mund të jenë lënduar si pasojë e aksidentit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/