Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit.
Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mësohet se një prej automjeteve të përfshira në aksident është larguar nga vendgjarja. Ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në zonë, duke krijuar radhë kilometrike të automjeteve.





