Foto nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Tiranë-Durrës.

Dy mjete janë përplasur në trafikndarësen e autostradës teksa po tentonin për të parakaluar. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj. Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar trafik i rënduar.