Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një video e shpërndarë nga Jeta Osh Qef, tregon një makinë të përplasur dhe një motor të shtrirë në tokë.

Sipas atyre që kanë realizuar videon, nuk dihet nëse ka ndonjë të plagosur, por deklarojnë se makina është e shkatërruar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.