Një aksident ka ndodhur sot në Qafë-Buall të Bulqizës, duke shënuar plagosjen e 4 personave. 

Një makinë "Fuoristradë" ka humbur kontrollin pas parakalimit të një kamionit.

Mësohet se dy prej të plagosurve janë dërguar me helikopter në Tiranë, ndërsa dy të tjerë në spitalin rajonal të Bulqizës.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.