BURREL– Një i vdekur e katër të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur sot në rrugën Burrel-Milot.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në vendin e quajtur Skuraj, ndërkohë që mësohet se pas përplasjes makinat kanë rënë rreth 5 metra poshtë rrugës.

Viktima dhe njëri prej të plagosurve udhëtonin në mjetin tip “Renault Clio” me targa AA 247 BD, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.

Astrit Koldshi është personi që nuk ka mundur të mbijetojë.

Banorë të zonës u kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarëve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit e më pas njëri prejt tyre është transportuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.