Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune nę Byppass- in e Fierit. Një automjet top “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një personi, ende i paidentifikuar. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se pasagjeri në këtë automjet ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale G.Ç, ka marrë lëndime në trup.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.
Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.