Një aksident ku janë përfshirë katër automjete dhe me pasojë plagosjen e një vajze, është shënuar pasditen e kësaj të diele në zonën e Currilave në Durrës.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 16:00 dhe siç duket edhe nga fotot që “DurrësLajm” përcjell nga vendngjarja, përplasja ka rezultuar tepër e fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ka qenë 32-vjeçarja nga Durrësi, Ina Gjonçi, me profesion aktore, e cila është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit tip 'Opel', me targa AA 155 EU, duke u përplasur edhe me 3 prej mjeteve që ndodheshin të parkuara në anë të rrugës.
Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se 32-vjeçarja ka marrë disa dëmtime dhe është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit, nga ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
S.L.





