Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll të Korçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën këtë të shtunë.

Devoll/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, Devoll, motomjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 72 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.