Një aksident është regjistruar në rrugën dytësore të aksit Sukth-Maminas.
Policia e Durrësit bën me dije se një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Sh., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Sukth-Maminas në rrugë dytësore, shtetasi E. Sh., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjeti i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





