Një aksident me 3 të plagosur është regjistruar pak më parë në Durrës. Një 25-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me murin e një magazine.
Si pasojë, ka mbetur ai i plagosur dhe dy pasagjerët që ishin në mjet. Aktualisht ata ndodhen në spitalin e Durrësit.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë, shtetasi M. Ç., 25 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka përplasur murin rrethues të një magazine.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. Ç. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit E. D. dhe I. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





