Një shtetas nga Durrësi, duke drejtuar kamionin tip Benz ka dalë nga rruga në lagjen nr.15 dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi V.I., 52 vjeç dhe punëtorët A.M. dhe A.H., përkatësisht 52 dhe 44 vjeç.

Sipas bluzave të bardha, të gjithë të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur çështjen penale ndaj drejtuesit të kamionit, shtetasit V.I.

Ndërkohë, siç njofton policia, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.P, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 13 Durrës, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”.