Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në rrugën “Ankona” u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasi A. I.

Si pasojë e aksidentit u dëmtuan dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, si edhe tre pasagjerë që, pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore, u larguan në banesat e tyre.