Një aksident është regjistruar para pak minutash në autostradën Durrës-Tiranë.
Dy automjete janë përplasur në afërsi të Sukthit duke lënë pas trafik të rënduar.
Burime i thanë “DurrësLajm” se nga përplasja ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi përplasja, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara, shkak kanë qenë manovrat e gabuara në rrugë.





