Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.
Sipas policisë, një automjet me drejtuese shtetasen me iniciale D. B., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale A. Zh.
Për pasojë është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në makinën e shtetases D.B.
E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në lagjen Nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. B., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Zh., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja B. A., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetetasja D. B.
Shtetasja B.A, ndodhet në Spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





