Një aksident ka ndodhur pak minuta më pranë në lagjen nr.15 në Durrës.

Siç duket dhe në pamjet që publikon “DurrësLajm“, dy makina tip “Peugeot” dhe “BMW”, janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë.

Paraprakisht raportohet për dëme të shumta materiale dhe ende nuk ka informacione të sakta nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për zbardhjen e plotë të aksidentit.