FOTO ILUSTRUESE

Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës, ku një grua me automjet ka përplasur një të moshuar.

Shtetasja R. K., 52 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. G., 77 vjeç.

I lënduari aktualisht është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa për 52-vjeçaren nisi procedimi penal.