Një aksident është shënuar dje pasdite te Shkëmbi i Kavajës, pasi drejtuesi i një automjeti që ishte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit.
Shtetasi Fatmir Ajdini 45 vjeç, banues në Kavajë ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:30, e pasi Ajdinit iu bë testi i alkoolit, ai rezultoi i dehur në masën 0.60 mg/litër.
Policia i vuri prangat nën akuzën e “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.





