Pasditen e sotme, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Maminas Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur "Akullorja",  shtetasi A.L.,48 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij  ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.