Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Fllakë- Xhavzotaj Durrës.

DurrësLajm” mëson se shtetasi i identifikuar me inicialet Z.O ka aksidentuar shtetasin R.L, i cili udhëtonte me motomjet.

Për pasojë, i aksidentuari u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fllakë- Xhavzotaj Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Z. O., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. L.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.