Një aksident është regjistruar para pak minutash në Durrës.

DurrësLajm” mëson se 2 automjete janë përplasur në rrugën e re paralel me portin.

Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, por siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, ka dëme të shumta materiale.