Pas dy aksidenteve të rënda të regjistruara dje në Durrës, policia njofton sot se një aksident i tretë ka ndodhur të premten me pasojë plagosjen e 3 personave me banim në Kavajë.

Te mbikalimi në Plepa, shtetasi D.Q., 29 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinën e tij, shtetasit E.K. dhe S.R., të dy 36-vjeçarë.

Sipas burimeve policore, mësohet se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa për 29-vjeçarin që drejtonte “Ford”-in u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.