Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në rrugën në afërsi të kampusit universitar në Spitallë.
Burime nga policia bëjnë me dije për “DurrësLajm” se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë janë lënduar dy shtetase, pasagjere në makinë, të cilat kanë marrë mjekimin e nevojshëm në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.





