Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku ka mbetur e plagosur një këmbësore.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në “Bulevardin Dyrrah”.

Nuk bëhet me dije identiteti i gruas së përplasur nga makina Tip Mercedes C clas 204, ndërsa sipas dëshmitarit këmbësorja mund të ketë pësuar frakturë në këmbë.