Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.4 në Durrës, te stacioni i trenit.

Një makinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale G. A, 57-vjeç., ka goditur këmbësore, L. F., 64-vjeçe., banues në Fushë Arrëz.

E lënduara është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.11.2021., rreth orës 07:45 në lagjen Nr. 4 Durrës, te stacioni i trenit mjeti tip”Benz” me drejtues mjeti shtetasin G. A, 57 vjeç., ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe.,banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve ne spitali e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.