Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të premte, pranë shkollë “Marie Kaçulini” në Durrës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, ku siç shihet në videon e mëposhtme, ajo ka qenë duke kaluar në vijat e bardha. Si pasojë këmbësorja ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar menjëherë ambulanca dhe policia. Po punohet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.