Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Rrashbull në Durrës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 15:15, në vëndin e quajtur Kodër Rrashbull Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. H., ka përplasur këmbësorin shtetasin F. K., rreth 75 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





