Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjjen nr.1 në Durrës, në rrugën “Taulantia”.
Policia konfirmon për “DurrësLajm” se një makinë tip “Ford” ka përplasur një këmbësor.
Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





