Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në vendin e njohur si ‘Rrota e qerres’, ku një makinë ka përplasur një motor sportiv.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i motorit është transferuar drejt spitalit të Durrësit pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe këmbë, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, që po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia lidhur me aksidentin.





