Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.15 në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Fiat Bravo” ka përplasur një këmbësor.

Ndërkohë që është njoftuar ambulanca, i lënduari e ka marrë ndihmën e parë nga të rinjtë që po udhëtonin me mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.