Një aksident ka ndodhur në Durrës pak minuta më parë në lagjen nr.15.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 41 vjeç, ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar, i cili po lëvizte me biçikletë.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në lagjen Nr. 15 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 41 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





