Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, është regjistruar pak çaste më parë në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar. Ndërkohë makina është larguar nga vendngjarja.

Siç duket dhe në pamjet e siguruar nga operatori Denis Simaku, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.