Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Nish Tulla të Durrësit.
Nga informacionet paraprake mësohet se një mjet ka përplasur 75-vjeçaren me iniciale F.L.
Raportohet se e moshuara ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





