Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen “Mirdita” në Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit tip “Golf” ka përplasur një të ri, rreth 17 vjeç. Mësohet se plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, siç duket dhe në pamjet e siguruara nga operatori Denis Simaku për “DurrësLajm“, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit.