Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, pranë kryqëzimit të stadiumit në Durrës.
Siç duket dhe në fotot e dërguara në redaksinë tonë, në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Lanca” dhe një betoniere, të cilat janë përplasur lehtë me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.





