Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Maminas.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin B. M., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin G. S.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacin paraprak

Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Durrës Maminas, një automjet me drejtues shtetasin B. M., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin G. S., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetësja Gj. M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.