Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afrësi të Urës së Dajlanit në Durrës.

DurrësLajm” ka mësuar se një motor që shpërndante pica është përplasur me një makinë të parkuar në anë të rrugës.

Bëhet me dije se drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është lënduar lehtë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.