Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Durrësit, pranë semaforit. Nje automjet tip Volkswagen me targa AA 411 UT ka humbur kontrollin dhe është përplasur fuqishëm me trafikndarësen.

Përplasja ka qenë tejet e fortë, sa dy blloqe të trafikndarëses janë spostuar nga vendi. Si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.