Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Plepa–Shkozet, në afërsi të shinave të trenit.

Mësohet se një kamion i ngarkuar me bagëti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. Fatmirësisht shoferi ka arritur të shpëtojë me dëme të lehta.

Zona ku ka ndodhur aksidenti është një kthesë e rrezikshme në të cilën kanë ndodhur edhe aksidente të tjera ku kanë humbur jetën disa persona.