3 automjete janë përfshirë në një aksident këtë të premte në aksin rrugor Maminas-Durrës.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin F. P.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar shtetasi F.P., dhe pasagjeri A.H. Këta të fundit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Maminas-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P., dhe gjatë përplasjes është përfshire dhe automjeti me drejtues shtetasin F. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. P. dhe pasagjeri A. H, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjëkëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





