Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fllakë në Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh.
Si pasojë është lënduar shtetasi me iniciale Sh.Sh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në Fllakë Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





