Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Epidamn” në qytetin e Durrësit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.