Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Spitallë, pranë rrugës lidhëse mes zonës së pallateve të reja dhe sektorit “Rinia”
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Ai ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





