4 qershor 2015 – Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në lagjen nr.13 të Durrësit, ku një mjet tip ‘Ford’ me targa AA 005 AE, ka aksidentuar një 56-vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit, shtetasja e aksidentuar me iniciale S.H. ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari L.N., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës dhe nga grupi hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/