Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë përpara në rrugën “Egnatia” në Durrës. Si pasojë, ka mbetur e lënduar një këmbësore, rreth 70 vjeçe.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, e moshuara ka pësuar dëmtime të lehta, por është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për kontrolle më të detajuara mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.