Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. Mësohet se një automjet tip Range Rover i ka prerë rrugën një motori, duke e përplasur.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





